Ish-missi Sara Gjordeni pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e “Big Brother VIP” mesa duket do të rikthehet në ekranit, si pjesë e ndonjë emision televiziv.
Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja ka nxitur dyshimet se për ndonjë projekt në ekran.
“Jeni gati të shihni gocën gjithë sezonin në ekran ju apo jo ore??”- ka shkruar Sara, e cila në sfond kishte vendosur një foto të saj.
Ish-missi dhe këngëtari Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Kujtojmë që çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa e çuan lidhjen e tyre në një tjetër nivel, atë të fejesës.