Kryeministri Edi Rama është shprehur se parqet kombëtare në vend dhe monumentet historike janë vizituar nja një shifër marramendëse vizitorësh.

“Monumentet historike dhe sitet arkeologjike vetëm në katërmujorin e parë të vitit janë vizituar nga 182 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet tona kombëtare janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se kjo ishte një shifër e paimagjinueshme deri pak vite më parë.

Rama theksoi se transformimi i vendit është i pakthyeshëm dhe deri në vitin 2030 “Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit”.

Edi Rama: Dua të mos ju lodh me shifra, por një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju se është një shifër e paimagjinueshme jo deri shumë vite më parë, shumë kuptim plotë për atë që po përpiqemi të bëjmë.

Monumentet historike dhe sitet arkeologjike vetëm në katërmujorin e parë të vitit janë vizituar nga 182 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet tona kombëtare janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë.

Janë shifra marramendëse, duke pasur parasysh ku jemi nisur, por nga jemi nisur është më pak e rëndësishme për ne, e rëndësishme është ku duam të shkojmë. Ndaj jemi kemi fiksuar edhe vitin 2030 si një pikë ku jo vetëm transformimi i vendit do të bëhet i pakthyeshëm, po ku Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit