Një 27-vjeçar grek ra në pranga në Vlorë gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.
27-vjeçarit të cilit iu gjet në banesë sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek D. M., 27 vjeç, banues në Gjermani.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.