Anëtarët e Qendrës së Djathtë të Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri i kanë dërguar një letër Ambasadores së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, të cilës i kanë shprehur keqardhjen për sulmin që media Italiane, Rai3 me emisionin Report, bëri ndaj kryeministri Edi Rama dhe Shqipërinë.
Sipas letrës së firmosur nga 11 deputetë të Parlamentit Italian theksohet se akuzat ndaj Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama erdhën fill pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë, me anë të së cilës synohet ti jepet zgjidhje problemit të emigrantëve të paligjshëm.
Në letrën e tyre deputetët italian theksojnë se goditja erdhi për shkaqe politike dhe në një kohë kur Italia është në prag të zgjedhjeve.
Ndërkohë që e quajnë si të ‘turpshme për kombin italian’ që kjo gjë ndodhi nga televizioni publik italian që paguhet nga taksat e qytetarëve. “Tani, në momentin delikat parazgjedhor, gjashtë ditë para votimit, vjen një reportazh televiziv Raport që e ngjyros kryeministrin e Shqipërisë si mik të kriminelëve dhe bosëve.
Përballë kësaj, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë të thellë me Popullin Shqiptarë, Kryeministrit të saj dhe institucioneve të saj demokratike, gjë që disa nuk hezitojnë ta denigrojnë duke dëmtuar Italinë ndërkombëtarisht.
Është veçanërisht e turpshme për Kombin tonë, që kjo të ndodhë përmes televizionit publik me pagesë nga taksapaguesit.