Numërimi mbrapsht ka nisur dhe emocionet sa vijnë dhe bëhen më të forta për sfidën e mbrëmjes së sotme Shqipëri-Itali për Euro 2024.

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja e shumëpritur, Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka uruar suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024.

“Suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024! Miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë ju mbështesin sonte! Forca Shqipëria”, shkruan ambasada në “Instagram”.