Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij të Facebook ku shfaqen punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe ato të Patrulllës së Përgjithshme të cilët në këto ditë të nxehta përkujdesen duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Sot një prej ditëve më të nxehta. Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme për kujdesin që kanë treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve . (Lexo.al)