Dhënia e vulës së PD-së, Sali Berishës, i ka hapur shumë probleme grupimit të Lulzim Bashës. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, Roland Bejko, sipas të cilit nesër do të vendoset edhe rruga që do të ndjekë ky grupim.

“Na ka hapur një problem shumë të madh, se do të vazhdojë çdo gjë nga e para. Nëse do të bësh formacion politik do të depozitosh në gjykatë sipas ligjit, statutin dhe çdo gjë tjetër që kërkon ligji dhe duhet të marrësh edhe emrin, edhe logon e re”.

Ai foli për disa variante që do të ndjekë grupimi i Bashës, nga formacioni i ri politik, te fraksioni brenda partisë së Berishës, apo edhe tryezë me partitë e tjera që ndajnë të njëjtin objektiv.

Javanews
Home Politikë
Subjekt i ri politik, apo fraksion brenda partisë së Berishës? Ja rruga që do të ndjekë grupimi i Bashës
13/06/2024 20:18

Dhënia e vulës së PD-së, Sali Berishës, i ka hapur shumë probleme grupimit të Lulzim Bashës. Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, Roland Bejko, sipas të cilit nesër do të vendoset edhe rruga që do të ndjekë ky grupim.

“Na ka hapur një problem shumë të madh, se do të vazhdojë çdo gjë nga e para. Nëse do të bësh formacion politik do të depozitosh në gjykatë sipas ligjit, statutin dhe çdo gjë tjetër që kërkon ligji dhe duhet të marrësh edhe emrin, edhe logon e re”.

Ai foli për disa variante që do të ndjekë grupimi i Bashës, nga formacioni i ri politik, te fraksioni brenda partisë së Berishës, apo edhe tryezë me partitë e tjera që ndajnë të njëjtin objektiv.

MOS HUMBISNI

Si të luftoni parazitët që shkaktojnë erë të keqe goje!
Germostop

Dhjami shtesë në stomak dhe kofshë do të zhduket për 6 ditë!
Slim Fit

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë
Germostop
“Strukturat e formacionit tonë politik të vendosin rrugën ku do të ecim. Varianti i parë është një subjekt i ri politik. Ka disa zëra që të shkojmë si fraksion brenda partisë së Berishës, në statut e kanë edhe ata. Në Shqipëri nuk ka përvojë. I vihet një emër fraksionit dhe në fletën e votimit vihet me përqindje. Dhe në perëndim shumë pak parti e kanë fraksionin. Ka dhe një variant që të mblidhet një tryezë me të gjitha partitë e djathta dhe të merrte një vendim. Ne na bashkojnë më shumë gjëra me partitë e tjera që janë jashtë Berishës.

Me zotin Lapaj kemi të njëjtin objektiv, po kështu edhe parti të tjera; Endri Shabani dhe Dash Shehi. Negociatat nuk kanë nisur. Nesër në orën 14: 00 kemi një takim të kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve dhe do të vendosim shumë shpejt. Do të dalim me një qëndrim të qartë se cili do të jetë orientimi. Lëvizje individuale kanë nisur”.