Lëndë plasëse i është vendosur makinës së një efektivi policie në Shkodër.
Sipas policisë, rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, në automjetin e policit K. S., 50 vjeç, i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Forcat e Policisë vijojnë kontrollin në zonë, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Ende nuk ka detaje se cili mund të jetë shkaku i vendosjes së lëndës plasëse dhe nëse kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij.