Këngëtari nga Kosova Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga ish-partnerja e tij misterioze, të cilin ai e quante “bebi”.
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova” tregoi se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij.
45-vjeçari tha se ka qenë ish e dashura e tij që ka marrë vendimin për tu ndarë , pasi sipas tij mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.
“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way”.
Përsa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero tregoi se intervista me ish të dashurën është zhvilluar për “inatin” e ish-partneres.
“Podcasti është bërë për inat të personit tjetër”– tha këngëtari.
“Ti e ke shrytëzuar persionin tjetër për të bërë xheloz dikën tjetër”? e pyeti Elita Rudi.
“Të gjitha këto që the janë të vërteta”- u përgjigj Blero.