Kjo verë duket se i takon vetëm bashkëpunimeve! Rishtazi, përmes një postimi në Instagram, Melinda dhe Luizi kanë njoftuar se do të sjellin një këngë të re më 14 qershor 2024, në orën 18:00, duke mos dhënë të tjera detaje.

Ata kanë postuar një foto, kanë marrë qindra komente dhe na kanë treguar edhe një sekuencë nga videoklipi, ku Melinda dhe Luizi ecin të pashqetësuar, ndërkohë që në sfond ka shpërthime flakësh.

Ndërkohë që ne presim suprirzën e tyre, të rikujtojmë se artistët e famshëm e kanë pushtuar verën. Noizy dhe Era do të vijnë me një këngë të re dhe është një bashkëpunim i shumëpritur.