Kjo e shtunë nuk është e zakontë për shqiptarët. “Çunat tanë” do të zbresin mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në fushën e blertë të stadiumit, “Signal Iduna Park”, ku dhe do të luajnë kundër Italisë.
Mbështetja për Kombëtaren është e madhe dhe mijëra shqiptarë kanë udhëtuar drejt Dortmundit. Rrugët janë kuqezi, ndërkohë priten që rreth 50 mijë shqiptarë të jenë prezentë sot në stadium.
Të shumta kanë qenë videot që kanë qarkulluar ditën e sotme në rrjet, përmes së cilave janë përcjellë emocionet dhe atmosfera magjike që “shqipot” po dhurojnë në Gjermani.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të përshëndesë tifozët shqiptarë me një video të tifozëve gjermanë të Nuremberg.