Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shpërndarë një shkrim të medias prestigjoze “The Guardian”, e cila fton britanikët të vizitojnë Shqipërinë.
Sipas saj, Shqipëria është një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhen jë mozaik i traditave të mikpritjes lokale.
Po ashtu shton se Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme.
Postimi i Ramës:
🌻Si një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhe një mozaik i traditave të mikpritjes lokale, Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme🚴♀️🚣♀️💚
👉🏻 🗞️🇬🇧 Kështu shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian” duke rrëfyer të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë si një thirrje për turistët britanikë që këtij vendi t’i eksplorojnë bukuritë e t’i rrokin shpirtin.