Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në Report Tv thotë se Ilir Meta është në gjendje të rënduar për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.

Një fakt të rëndë që përmend gazetari Dervishi, është dhe çështja që ka dalë në dosjen e fundit të ‘Metamorfoza’, ku është edhe historia e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në 2017. Sipas gazetarit në është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve është dhënë nga ai

‘Besoj se është goxha i frikësuar pasi ka disa dosje që janë shumë të rënda. Te Cez-Dia, aty dëmi që i është bërë shtetit shqiptarë është shumë i madh, nuk e di sa është pjesë e tij pasi mund të jetë edhe e njerëzve të tjerë ky dëm, por tani të llogaritet një dëm nja 100-mln deri në 400 mln dollarë janë gjëra të rënda,. Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK, në pronave! Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.

Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve. Këto janë shumë të rënda. Nuk është çudi që këto në marrëdhënien që ai ka më SPAK-un edhe ta kenë trysnuar shumë dhe ta kenë çuar në atë gjendje që ne e shohim. Besoj ka shumë kohë q ëka filluar ta humbasë ekuilibrin psikologjik.’- tha Dervishi.
Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, u goditën nga megaoperacioni i SPAK më 18 maj 2024, ku lëshuan 50 urdherarreste .Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. (Shqiptarja.com)