Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama tha se në kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 20 korrik do të paraqitet edhe platforma për përzgjedhjen e listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në mbledhjen online të Asamblesë, Rama u shpreh se platforma dixhitale “deputeti që duam” do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar.

“Është mirë që ti japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS”, tha kryeministri.

Rama: Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam” dhe mblodhën një numër jo të vogël shprehjesh interesi për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar. Është mirë që ti japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS.