Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka folur pak minuta më parë për gazetarët, duke njoftuar se situata me zjarrin e madh që përfshiu tregun e rrobave të përdorura dhe shkrumbojë banesën pranë, tashmë është vënë nën kontroll.
Ai tha se zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Ulqini dhe Tivari, Lezha e Malësia e Madhe, kanë bërë të mundur vënien e flakëve në kontroll.
“shtë stabilizuar situata. Ka një orë e gjysmë që është një luftë e vërtetë. Tani mendoj se nuk ka më ndonjë rrezik. E gjithë situata ka qenë shumë e rëndë. Lajmi mirë që s’kemi pasur dëm në njerëz dhe që se zjarri tani është nën kontroll”, tha ai.