Ashtu siç kishte paralajmëruar, grupimi i Lulzim Bashës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit që i kaloi logon dhe vulën e PD Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.
Që pas zbardhjes së vendimit, ishte njoftuar një nismë e tillë, e cila, sipas Bashës dhe mbështetësve të tij, do ta përmbysë situatën dhe realitetin, për shkak të veprimit të padrejtë të Apelit.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e PD, duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, çka është një shkelje e rëndë e kësaj gjykate.
Apeli do duhej ta kishte trajtuar çështjen e PD në themel të saj, duke filluar nga çdo procedurë e ndjekur antiligjore dhe antistatuore e Berishës dhe mbështetësve të tij.
Ironike është se dy nga tre gjyqtarët e Apelit që i dhanë vulën Berishës, ishin sulmuar prej tij nominalisht si njerëz të pushtetit dhe të Edi Ramës.
Është e qartë se kujt i ka interesuar më së shumti që PD t’i kalojë Sali Berishës.
Ndaj ky rekurs ka një vlerë për PD dhe për opozitën shqiptare.