Pas një fitoreje ndaj Rottach-Egern (14-1), një ekip amator gjerman, në ndeshjen e parë parasezonale, Bayern nuk ishte në gjendje të fitonte testin e dytë përgatitor.
Ende pa João Palhinha, por me Raphael Guerreiro, i cili madje shënoi në ndeshjen e parë në njëmbëdhjetëshe, bavarezët barazuan 1-1 me Duren, një klub në nivelin e katërt të futbollit gjerman.
Edhe pse me një formacion luksoze (vetëm një lojtar nuk ishte nga skuadra kryesore), skuadra e Kompany po humbiste në pjesën e parë. Trajneri belg ndryshoi shumë lojtarë dhe në minutën e 60-të dhe ishte 18-vjeçari Irankunda, që barazoi ndeshjen nëntë minuta më vonë.
Tashmë në programin e Bayern pasojnë ndeshje më të vështira: një përplasje dyshe me Tottenhamin dhe një provë përfundimtare me Tirolin nga Austria, para fillimit zyrtar të sezonit, kundër Ulmit, nga divizioni i tretë gjerman, për 32-të e Kupës së Gjermanisë.
Për Bayernin, Bundesliga fillon më 25 gusht kundër Wolfsburgut.