Këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë. Ajo vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe, Sunny Hill Festival.
Ajo ka patur një sërë takimesh me personazhë të njohur, ku mes të tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e këngëtares, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.
Sakaq Bebe Rexha, ka ndarë disa momente nga dita e parë në Prishtinë.
“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo.