Opozita zhvilloi mbrëmë një protestë para Kryeministrisë për të kërkuar qeveri teknike dhe lirimin e Sali Berishës, ku nuk munguan skenaret e dhunës.

Nisja e fjalimit të ish kryeministrit, video mesazh i regjistruar nga shtëpia e tij ku ndodhet në arrest prej gati 200 ditësh duket se ishte dhe sinjali që militantët të qëllonin me molotovë Kryeministrinë.

Mes mesazheve të njëjta të përsëritura çdo ditë në dritaren e tij në katin e 8 të pallatit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ ajo që tërhoqi vëmëndjen gjatë fjalimit të Berishës ishte çorjentimi i tij pasi u ngatërrua disa herë. Epo duhet ta kuptojmë Berishën, pasi përballja me drejtësinë dhe mosha e kanë lodhur ish kryeministrin.

6691225d8044e