“Në të gjithë Unionin, madje edhe brenda institucioneve tona, shërbimet tona dhe gazetarët, punën e të cilëve dua të përshëndes këtu, zbulojnë raste të spiunazhit, sulmeve kibernetike, korrupsionit, fushatave dezinformuese të kryera nga aktorë të huaj, veçanërisht rusë dhe kinezë”.
Kështu deklaroi nga salla e Parlamentit Europian, Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
Sipas saj, asnjëherë në dekada niveli i kërcënimeve dhe sulmeve hibride nuk ka qenë kaq i lartë. Për këtë arsye, sipas Von Der Leyen, Bashkimi Europian ka nevojë për strukturën e tij të dedikuar për të luftuar manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj. Kjo strukturë sipas saj, do të bashkojë të gjithë ekspertizën dhe do të sigurojë lidhjen dhe koordinimin me agjencitë ekzistuese kombëtare.
“Brenda Komisionit, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë situatë dhe kemi vepruar me përgjegjësi për shumë vite. Është kryer një sasi e madhe analizash dhe janë zbatuar mjetet e para efektive, në bashkëpunim të mirë me Shtetet Anëtare. Por ne duhet të shkojmë më tej. Ne duhet të parandalojmë që aktorët e huaj armiqësorë të ndërhyjnë, të minojnë dhe përfundimisht të shkatërrojnë proceset tona demokratike.
Për ta bërë këtë, ne duhet të marrim masa të forta në nivel evropian. Nëse më jepni besimin tuaj sot, Komisioni do të propozojë një Mburojë të Demokracisë Evropiane. Bashkimi ka nevojë për strukturën e tij të dedikuar për të luftuar manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj. Kjo strukturë do të bashkojë të gjithë ekspertizën dhe do të sigurojë lidhjen dhe koordinimin me agjencitë ekzistuese kombëtare. Duhet të forcohen aftësitë e inteligjencës, zbulimit, veprimit dhe gjithashtu sanksioneve. Mburoja do të marrë parasysh rekomandimet që dalin nga puna e kryer këtu nga Komisionet e Posaçme për Ndërhyrjen e Huaja, për të mbrojtur më mirë demokracitë tona”, shtoi presidentja.
Sipas saj, është urgjente t’i sigurohen Bashkimit Evropian mjete efektive për të garantuar një kuadër informacioni të besueshëm.
“Për ta bërë këtë, Unioni duhet të mbështesë gazetarinë e pavarur, të vazhdojë të zbatojë rregullat për gjigantët dixhitalë dhe të inkurajojë gjithnjë e më shumë programet e edukimit mediatik. Demokracia evropiane duhet të jetë më pjesëmarrëse, më e gjallë”, shtoi Von Der Leyen.
Në Shqipëri, është ngritur tashmë një komision i posacëm parlamentar për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
“We will propose a European Democracy Shield.
The EU needs its own dedicated structure for countering foreign information manipulation and interference.”
— President-elect @vonderleyen pic.twitter.com/zaniFZMODf
— European Commission (@EU_Commission) July 19, 2024