Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Kosovë. Një vajzë e mitur është përdhunuar dhe për pasojë ka mbetur shtatzënë.
Sipas policisë, vajza është paraqitur në spital, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar. Sakaq policia ka zgjedhur të mos japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.