Gjermania duket se ka humbur dhe një tjetër yll.
Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili i ka dhënë përfundimisht lamtumirën kombëtares së “Gjermanisë”.
“Bild”, bëri lajmin me dije se Euro2024 do të ishte hera e fundit që futbollisti Thomas Muller do të luante për Gjermaninë.
Ylli i Bayernit ka qenë gjithmonë një pikë kyçe për skuadrën e “Panzerave” në vite, teksa ishte dhe golashënuesi më i mirë i Gjermanisë në Botërorin e 2014-ës ku u shpall dhe kampion Bote.