Edhe numri i autobusëve të cilët transportuan pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë ishte i lartë këtë fundjavë.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17 mijë 132 shtetas me afro 5 mijë e 192 automjete. Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur radhët në të dyja kahet e lëvizjes në pikën kufitare të Morinës.