Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha thirri sot protestën kombëtare para kryeministrisë, e para pasi gjykata e Apelit i dha vulën dhe siglën e partisë. Në orën 20:30 nën sloganin ‘Të bashkuar në betejë, opozita në aksion’ PD dhe aleatët e saj zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ për të kërkuar krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës.
Protestës i janë bashkuar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.