Spanjë 2-1 Gjermani
Spanja dhe Gjermania diskutojnë në shtesë një biletë për në gjysmëfinalen e Europianit. Koha e rregullt u mbyll 1-1, golit të Olmos iu përgjigj Wirtz.
Spanjollët e filluan ndeshjen me “marshin e pestë”, duke shkaktuar drithërima te kundërshtarët, me anë të Pedrit. Ekipi i Nagelsmann ndërmerr iniciativën për herë të parë në këtë takim në minutën e 10-të, por finalizimi nuk ishte i duhuri.
Në të 14-tën, Yamal provoi nga goditja e dënimit, duke i shkuar shumë afër golit. Në të 20-tën, në krahun tjetër, radhën e pati Havertz, koordinim perfekt me kokë por gjuajtja ishte qëndrore. Në pjesën e mbetur të fraksionit, skuadrat u treguan të kujdesshme, për të mos rrezikuar shumë përpara.
Ekipi i de La Fuentes festoi në minutën e 50-të, Olmo ndëshkoi Neuer në brendësi të zonës, pas një topi të dhënë nga Yamal.
Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë. Fullkryg, pak më vonë, tentoi me kokë, pa rezultat. Sulmuesi ishte një rrezik konstant, vetëm shtylla e ndali në të 76-tën.
Me portierin e dalë nga zona e tij, Havertz s’pati shënjestrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit. Florian Virtz çoi peshë zemrat e tifozëve në fund, goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.
Formacionet:
SPANJA: Simon, Carvajal, Cucurrella, Laporte, Le Normand, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Williams, Morata.
GJERMANIA: Neuer, Tah, Rudiger, Raum, Kimmich, Gundogan, Can, Kroos, Musiala, Havertz, Sane.
Minutë pas minute:
119- Gol Spanja me Merinon.
90- Mbaron koha e rregullt.
88- Gol Gjermania, Wirtz vendos ekuilibrat.
52- Gol Dani Olmo. Spanja në epërsi.
46- Nis pjesa e dytë.
45- Mbyllet fraksioni.
20- Havertz provon me kokë, kordinohet mirë, por qendrore goditja!
14- Yamal afër golit, gjuajtje e bukur nga goditja e dënimit.
10- Aksioni i parë i “Panzerave”, gjithsesi gabojnë të besuarit e Nagelsmann, pasi i fundit nuk jepet siç duhet. Ritëm i kënaqshëm këto minuta.
2- Zbritje e shpejtë e Spanjës, iberikët shkaktojnë drithërima, shansi i takoi Pedrit.
1-Nis ndeshja.