Thethi është kthyer në ndër destinacionet e preferuar për turistët jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj. Natyra, qetësia pamja që të ofron e bëjnë destinacionin më të preferuar për turistët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi në Facebook, ndërsa shprehet se Thethi po eksplorohet gjithnjë e më shumë nga vizitorët.
“Gjithnjë e më shumë turistë drejt Thethit, vizitorë vendas e të huaj duke eksploruar një nga zonat më të bukura në vend”, shkruan Rama.