Sjellja misterioze e partnerit/es është një tregues kryesor se diçka nuk është në rregull. Hetuesja private me bazë në Norwich Charlotte Notley thotë se ekzistojnë disa shenja kryesore se partneri mund t’ju tradhtojë. Ajo kaloi vite duke hetuar aktivitete të dyshimta të bashkëshortëve që tradhtonin. Së fundmi, ajo ka këshilluar si ta gjurmoni partnerin tuaj dhe të zbuloni nëse ai/ajo është i/e pabesë:
“Distanca do të jetë treguesi i parë, Kontrollimi i destinacioneve të mëparshme në navigacion mund të sigurojë një të dhënë kryesore. Një shenjë tjetër është fshehja e telefonit dhe koha e dyshimtë e qëndrimit në telefon pa shumë shpjegime. Kontrolloni gjithashtu për ndryshime në rrjetet e tyre sociale, ndjekësit dhe miqtë e rinj. Kontrolloni historinë e shfletuesve në pajisjet e përbashkëta si dhe bëni një vizitë të befasishme në vendin e punës së partnerit. Ju e njihni më së miri partnerin tuaj, kështu që nëse diçka nuk ju duket në rregull, atëherë ndoshta keni të drejtë të dyshoni dhe të viheni në lëzvizje. Shumica e klientëve që vijnë te ne e dinë se diçka nuk është në rregull dhe ata zakonisht kanë të drejtë. Sjellja e fshehtë është një tregues kyç i një problemi, sepse besimi duhet të jetë gjithmonë aty Nëse ndiheni të shqetësuar, kërkoni nga partneri juaj t’ju sigurojë se gjithçka është në rregull dhe t’jua kthejë besimin. Nëse nuk jeni ende të kënaqur, besoni instinktit tuaj.”
Sipas “World Population Review”, rreth gjysma e njerëzve që janë në një lidhje martesore, tradhtojnë bashkëshortët e tyre. Një studim norvegjez interesant tregoi se rreth 15 % e grave të martuara i tradhtojnë burrat e tyre të paktën një herë, ndërsa rreth 20 % e burrave i tradhtojnë partnerët e tyre. Gratë e suksesshme me të ardhura të larta janë më të gatshme për të flirtuar dhe për të përdorur hijeshitë femërore te burrat e tjerë, ndërsa studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është vetëbesimi më i madh, pikëpamja më liberale dhe mundësitë më të mëdha që u jepen në krahasim me gratë e rritura në frymën tradicionale dhe me profesione më pak të paguara.