Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, mbrëmjen e djeshme ka postuar një video shumë të ëmbël në InstaStory me të voglën e tij në krahë.
Luizi shihet si një baba shumë i përkushtuar ndaj Luna Maris, në video ai shfaqet teksa i këndon vajzës këngën e famshme italiane “Chiamami Ancora Amore”. Por kjo nuk është hera e parë që këngëtari e poston vajzën, shpesh ai ndan momente nga jeta e tij si baba me ndjekësit.
Që në momentin që Kiara publikoi se ishte shtatëzanë këngëtari nuk u ndal duke na treguar se mezi po e priste të vinte në jetë vogëlushen.
Luizi ishte ai që e pati shprehur që brenda shtëpisë së Big-Brother Vip dëshirën e madhe për të pasur një fëmijë kështuqë ai e realizoi menjëherë atë pas mbarimit të spektaklit. Këngëtari duket një baba mjaft i dedikuar si dhe një bashkëshort ideal për Kiarën.