Joe Biden është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024. Në një zhvillim që e dërgon garën në një territor të paeksploruar, presidenti amerikan njoftoi se nuk do të kërkojë më një mandat të dytë.
Një tjetër demokrat tani do të duhet të zgjidhet për t’u përballur me kandidatin republikan Donald Trump në nëntor në një garë që tashmë është shënuar nga tensione, ndarje dhe një tentativë për vrasje.
Në një deklaratë, ai tha se kishte qenë “nderi më i madh i jetës sime të shërbeja si presidenti juaj. “Ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim”.