Çifti i njohur i showbizzit Lumbardh Salihu dhe Kader Kiçaj sapo kanë njoftuar për ndjekësit ndarjen e tyre. Ata u bën bashkë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big-Brother Vip Kosova2.
Njoftimin për këtë ndodhi e bëri vëtë Kaderi me një postim në ‘InstaStory’ ku shkruante: “Duke qenë se bashkë kemi ndar shumë gjëra, doja të ndaja me ju dhe një lajm nga jeta ime private. Unë tani e tutje nuk jam më njeriun që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje, kam pasur vështirësi por besoj do vi dita që do kuptoni gjithçka.
“Për çdo lloj pyetje kam përgjigjje, por nuk dua të lëndoj njeri se vetë unë jam lënduar nga kjo lidhje,”përfundon ish-banorja e BBVK.
Çifti ka fshir çdo postim së bashku në rrjetin e tyre Instagram si edhe nuk e ndjekin me njëri tjetrin. Pas deklaratës së Kaderit nga ana e Lumbardhit nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Kujtojmë që Salihu ishte ai që rrëmbeu çmimin e madh këtë edicion të Big-Brother Vip Kosova.