Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet e rishfaqura duke i quajtur demokratët një “grumbull zonjash macesh pa fëmijë me jetë të mjerueshme”. Aktorja e ‘Friends’ postoi një intervistë të vitit 2021 me Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara” shkroi ajo në Instagram. “Gjithçka që mund të them është… Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë.”
“Shpresoj që ajo të mos ketë nevojë t’i drejtohet IVF-së si një opsion i dytë,” shkroi Aniston. “Sepse ti po përpiqesh t’ia heqësh edhe atë asaj.”