GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veizaj, i cili kërkoi të dilte nga regjimi “41 BIS”.

I akuzuar për nën vrasjen e një polici në vitin 1999, Veizaj u fut në regjim një vit më parë.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë”-njofton GJKKO.