Seanca gjyqësore për Dritan Dajtin ka nisur në Gjykatën e Elbasanit paraditën e sotme. Vetë Dritan Dajti, i cili kërkon lirinë, nuk ka mundur që të shkojë në Gjykatë, por ka marrë pjesë në seancë me anë të një video-live nga qelia e tij në Peqin.
“Prisnim që Dritan Dajti të ishte i pranishëm. Klienti im i shqetësuar pse nuk është lejuar prania në gjykatë”, tha avokati i tij.
Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.