Moderatorja e njohur Kiara Tito, ditën e djeshme u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj të flasin së bashku me një ‘ask me questions’ në InstaStory.
Nga aty Kiara ka lajmëruar se në shtator do ta shohim pjesë të televizionit.
“A do të kthehesh në shtator në ekran?” –ka qënë një ndër pyetjet e bëra nga fansat.
“Po!”– është përgjigjur moderatorja duke mos zbuluar detaje.
Kohët e fundit Kiara është parë më pak aktive në Instagramin e saj dhe pyetja se psë është tërhequr nga rrjetet sociale nuk është kursyer nga fansat.
“Nuk jam tërhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mama e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qënë shumë e grinder. Megjithatë jam këtu gjithmonë, nuk dua të ju lë në pritje por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës,” është shprehur Kiara.