Komisioni i Ligjeve po diskuton projekt ligjin për Kodin Zgjedhor.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka është përplasur me deputetin Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit u shpreh kundër draftit zyrtar.
Sipas deputetit, ky draft i jep dhuratë fitoren e mandatit të katërt Partisë Socialiste.
Alibeaj: Drafti i arritur nga pazari, në nenin 4 të këtij projektligji është parashikuara thjesht lidhur me çështjen e herësit të famshëm, listat të hapura 30% të tyre janë të hermetizuara,. Është një zgjidhje lidhore që bie ndesh me kushtetutën, lidhur me diasporën është vendosur votë me postë, me pagesë dhe pikatore, diaspora të cilën për të gjithë betohen do ta ketë me pikatore me paratë e tyre aq sa të dojë partia, ajo që do të jetë nesër pasnesër do të jetë një test i karakterit politik për sistemin zgjedhor. Iniciativa ime është e qartë, ndoshta e do rregulli. Ka kaq shumë vrima këtu fut ujë ky projekt, sa do t’i jepet dhuratë pushtetit të Edi Ramës. Zgjidhja pse të mos ishte e njëjta, sot po thyhet rekord i ri, po i dhurohet mandati i katërt Edi Ramës në tavolinë, e ka marrë e ka blerë.
Bushka: Më shumë justifikuat humbjet se sa argumentuat.
Gjiknuri: Të mos bëjë komente në atë minutazh.