Xhensila Pere ishte e ftuara e parë në podcast-in e Ermal Qorit “N’SPAK”. Xhensila njihet si modele, por edhe si një nga personazhet pjesmarrëse të “Reality Show”-ve më të famshme në Shqipëri. Pere ka rrëfyer të pathënat nga eksperienca e saj e fundit në emisionin “Ferma VIP”. Ajo u ndal dhe tek konflikti me ish-fermerin Robert Aliaj. Dyshja ishin pjesë e emisionit, por me vete sollën dhe një konflikt i nisur kohë më parë. Xhensila rrëfeu për “N’SPAK” se kanë lënë pas çdo gjë dhe janësqaruar me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Ermal Qori: Ishte Robert Aliaj ai që e bëri më të veçantë eksperiencën tënde në “Ferma VIP”?
Xhensila Pere: Të gjithë, por dhe Roberti patjetër. Roberti është ai që është dhe pse njerëzit presin që un t’a shaj, por jo. Nuk e kam bërë kurrë. Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti. Un përpoqa që t’a kuptoj dhe veprimin e tij. E kisha pak të pakuptueshme rikthimin e debatit sapo unë u bëra pjesë e fermës. Por me kalimin e kohës e kuptova dhe ai e kuptoi që i kishte rënë njeriut të gabuar