Kryeministri Edi Rama ndau sot në facebook foto nga përfundimi i punimeve të qilimit të gurtë modern e tradicional mbi parkimin e ri nëntokësor në Gjirokastër.

Rama shprehet se parkimi i ri nëntokësor e çliron qytetin tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit.

Ai shton se Qafa e Pazarit gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë.

“Ndërkohë që çdo muaj hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje”, deklaron Kryeministri.