Bregdeti i jugut të Shqipërisë është kthyer në një destinacion të kërkuar për turistët e huaj.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga plazhet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët.
“Me pamjet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.