Teksa jeton prej disa vitesh historinë e saj të dashurisë me Shkëlzen Berishën, e cila u kurorëzua në martesë, tashmë Armina Mevlani përballet edhe më shpesh me pyetjen se kur do të bëhet me fëmijë.
Në një postim në instastory, që ka publikuar së fundi, Armina i është përgjigjur pyetjes së ndjekëses së saj se kur do të bëhej me fëmijë.
“Për momentin shijoj jetën… ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”, u përgjigj blogerja.