Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka nisur një lidhje të re dashurie.
Pasi konfirmoi në vitin 2022 se i ka dhënë fund martesës me Muçjo Demirajn, Rudina Hajdari po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri.
Ajo ndodhet në Gjipe, nga ku poston vazhdimisht foto e video të momenteve që po kalon me të dashurin.
Ndërsa në Story, ish-deputetja ka hedhur një foto ku shihet në krahët e të dashurit dhe këtë e shoqëron me shprehjen “E bekuar”, në anglisht.
Raportohet se partneri i ri i Rudinës është regjisor, jo shumë i njohur dhe quhet Tan Kazazi.
Rudina Hajdari i dha fund martesës disa vjeçare me ish bashkëshortin dy vite më parë. Nga kjo lidhje ajo ka edhe një vajzë, Sihanën.