Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Durrësit. Në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 2 tragete të linjës Bari-Durrës, edhe trageti i linjës Ankona-Durrës.
Në orët e mbrëmjes pritet të vijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Në funksion 28 sportele për të përballuar fluksin e udhëtarëve, 18 për automjetet dhe 10 për udhëtarët. Në total deri tani kanë mbërritur 3760 udhëtarë dhe 976 automjete. Priten edhe 3 mijë pasagjerë me tragetet e mbrëmjes. Kjo është konsideruar deri tani edhe si dita më e ngarkuar e korrikut deri tani.
Edhe në Portin e Vlorës ka pasur fluks të shtuar. Referuar edhe shifrave krahasuar me një vit më parë, deri tani vetëm në muajin korrik ka rreth 210 pasagjerë më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar. Numri i pasagjerëve deri me tani shkon ne 7806 pasagjerë, ndërsa një vit me parë për muajin korrik ishin rreth 7600 pasagjerë.
Referuar pasagjereve, një numër i konsiderueshëm janë edhe të huaj, italiane apo edhe të kombësive të ndryshme.