Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut. Gaforrja është shenjë e ujit, kryesore, femërore, e drejtuar nga Hëna; është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht në kundërshtim me njëra tjetrën. Është shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e veçantë.
Disa personazhe VIP shqiptarë të kësaj shenje janë: Dalina Buzi, Rudina Xhunga, Era Istrefi, Klea Huta, Albana Osmani, Rozana Radi, Elita Rudi, Arilena Ara, Samanta Karavella, Valbona Selimllari, Big Basta, Getoar Selimi, 2po2, Tuna, Olta Gixhari, Ledri Vula, Stresi, Kelvi Kadilli, Blero, Olti Curri, Butrint Imeri etj.
Më poshtë gjeni karakteristika të përgjithshme të Gaforres
Njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres në përgjithësi janë të urtë (si femra dhe meshkuj). Janë shumë të ndjeshëm, emocionalë, imagjinarë, të sjellshëm, intuitivë, romantikë, mikpritës, simpatik, të këndshëm, të duruar, të butë dhe dorështrënguar. Ata janë të kujdesshëm dhe të pa-shqitur, nuk hidhen me kokëposhtë lehtë me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janë njerëz me fantazi, me humor të qetë dhe mbrojtës. Kjo shenjë është më e vështira për t’u përcaktuar, përsa i përket karakteristikave të individëve. Në fakt në shenjën e Gaforres shpesh gjejmë njerëz të ndrojtur, pa personalitet dhe të vetmuar.
Të gjithë e duan shtëpinë dhe natyrën, vlerësojnë vetitë që kanë të bëjnë me lidhje me njerëzit. Në shkollë që në fëmijëri janë të parët shpesh herë sepse studiojnë me ngulm dhe kanë një mendje të zhvilluar, ndërsa në punë kënaqen me vende të qeta dhe lënë profesionet e lira. Gaforret në dukje janë të qetë dhe të gëzuar por në brendësi janë shpesh të shqetësuar dhe vuajnë nga rënia e shpeshtë në melankoli. Janë me ndjenja delikate plot takt dhe të përmbajtur, kanë ndjeshmëri emotive dhe imagjinatë të zhvilluar. Janë kryelartë dhe u pëlqejnë shumë lavdërimet, duartrokitjet dhe mirënjohjet. Shpesh janë të pavendosur, të dyshimtë dhe të paqëndrueshëm.
Të lindurit e shenjës së Gaforres janë shtëpiakë dhe gjejnë kënaqësi të madhe në shtëpi dhe në gjirin e familjes. Ata kënaqen nëse ka qetësi dhe harmoni në shtëpi. Gjithashtu respektojnë traditat dhe marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit. Të lindurit Gaforre janë gati të tërhiqen në strofkullën e tyre nëse e shohin të arsyeshme, dhe kur futen në strofkull s’ka herkul që t’i nxjerrë. E vetmja gjë që mund të bësh është tu japësh atyre kohë, ata do të dalin përsëri dhe do të përzihen në shoqëri. Ata janë edhe kokëfortë kur duan dhe vullnet të fortë dhe duan të çajnë në rrugën e tyre. Nëse me vullnet s’ja arrijnë qëllimit atëherë përdorin fuqinë emocionale. Nëse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen përsëri në grackën e tyre dhe reflektojnë meqë sundohen nga Hëna që është e lidhur me pjellorinë shumë Gaforre duan të kenë shumë fëmijë ata duan një familje të madhe.
Pëlqejnë: romantizmin, fëmijët, shtëpinë, festat, fshatin.
Urrejnë: dështimin, kundërshtimin, këshillat, imponimin.
Pasaporta astrologjike
Periudha 21 qershor – 22 korrik
Elementi Uji (shenjë Uji)
Cilësia kryesore, kardinale
Gjinia femerore
Planeti sundues Hëna
Gurët e çmuar perlat, opali, korali i bardhë
Parfumet lejla, santali, bliri, bari i bekuar
Lulet e preferuara zambaku, manushaqe, birako, tuberoret, spira
Ditët me fat e hëna
Ngjyrat argjendi, jeshile e lehte, e bardha, të shndritshmet
Numrat me fat 3, 7, 5, 8, 2
Stili shume i ngjyrosur që bien në sy
Numri planetar 9