Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga fushat e mbjella me luledielli nga fermerët në Lushnjë.
Rama shprehet krahas pamjeve: “Një copëz parajse bujqësore e mbjellë me luledielli nga duart e arta të fermerëve në Lushnje”.
Vitet e fundit fermerët po rrisin interesin të investojnë edhe në kulturën e lulediellit, që është mjaft e kërkuar nga tregu ndërkombëtar.