Sipas MeteoAlb Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet; Elbasan; Berat dhe Gjirokastër deri në 42 gradë celsius.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR maksimumet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Në territorin e Kosovës do të mbeten prezente masat ajrore Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 37°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperendimor.