Edhe Jul Deda do i bashkohet trendit të momentit, atij të podcastit. Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, ka zbuluar në rrjetin social ‘Instagram’ se do të hapë shumë shpejt podcastin e tij në Youtube.

Mirëpo, ai ende nuk e ka gjetur një emër. Për këtë, aktori kërkon ndihmë nga ndjekësit e tij, duke i sugjeruar një emër.

‘Duhet të ketë emrin tim aty’- u thotë Juli ndjekësve, ndërkohë që premton se personi që do ‘godasë’ me emrin, do jetë i ftuar në një nga puntatat.

@iconstyle.al Jul Deda i bashkohet trendit, do hapë edhe ai podcastin e tij, por kërkon ndihmë nga publiku….🤔 #juldeda #fyp #foryoupage ♬ original sound – ICONSTYLE