Dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, votuan draftin për kodin zgjedho që mundëson votën e emigrantëve dhe 1.3 e listave të mbyllura.
Për gati 5 orë, mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate mes anëtarëve. Veçanërisht, ishte Enkelejd Alibeaj ai që ngriti tonet kundër draftit të përbashkët PS-PD, të cilin e quajti “Pazar për të ruajtur karriget”.
“Drafti i arritur nga pazari, në nenin 4 të këtij projektligji është parashikuara thjesht lidhur me çështjen e herësit të famshëm, listat të hapura 30% të tyre janë të hermetizuara,. Është një zgjidhje lidhore që bie ndesh me kushtetutën, lidhur me diasporën është vendosur votë me postë, me pagesë dhe pikatore, diaspora të cilën për të gjithë betohen do ta ketë me pikatore me paratë e tyre aq sa të dojë partia, ajo që do të jetë nesër pasnesër do të jetë një test i karakterit politik për sistemin zgjedhor. Iniciativa ime është e qartë, ndoshta e do rregulli. Ka kaq shumë vrima këtu fut ujë ky projekt, sa do t’i jepet dhuratë pushtetit të Edi Ramës. Zgjidhja pse të mos ishte e njëjta, sot po thyhet rekord i ri, po i dhurohet mandati i katërt Edi Ramës në tavolinë, e ka marrë e ka blerë“, tha Alibeaj.