Gotat dhe pjata të thyera në dysheme, ndërsa pjesa e jashtme e një lokali/restorant është shkatërruar plotësisht!

Kjo ëhstë panorama në një prej lokaleve të Dortmundit mbrëmjen e së mërkurës, pak para gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.

Sipas policisë, një përleshje masive shpërtheu mes tifozëve kundërshtarë të kombëtares holandeze dhe angleze në qendër të Dortmundit, midis tregut të vjetër dhe Kleppingstrasse

Sipas informacioneve të BILD, të paktën katër persona janë lënduar para ndeshjes . Aktualisht ata po marrin kujdes në shërbimet e urgjencës. Dhjetë persona u arrestuan.