“Unë jam mësuese e po ju them se herëve të fundit më ka qëlluar që në orën e parë të mësimit kur më duhet të interpretoj Fishtën, Poradecin, Migjenin Naimin, ta ul zërin, unë e u zërin orën e pare të mësimit sepse kam ndonjë nxënës aty në klasë që është me kokën e ulur mbi tavolinë dhe me sytë e mbyllur dhe nuk dua ta zgjoj.
Nuk ka qenë në disko jo, as ne celular gjithë natën, ka qenë në punë.
Zysha e lë se i duhet me e shtu një racion në sofrën e shtëpisë së vet, në sofrën që s’mundem ta mbushim dot, deri në fund të muajit.
Mjerimi është ul këmbëkryq në sofrat tona, në shpirtin tonë qe po thahet prej ikjeve dhe në ndërgjegjet shqiptae.
Si heshtëm kaq shumë …kaq gjatë ….se e ne dimë ata që heshtin, ata që e mbajnë kokën ulur, vdesin sa herë që e bëjnë këtë.
E ata që flasin, që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë.
Ne që jemi këtu kemi vendosur t”i nënshtrohemi vetëm vullnetit të te madhit Zot për ditën e vdekjes, vetëm njëherë”!
Këto ishin fjalët e një prej folëseve në foltoren e protestës së PD.
Ajo quhet Donika Haxhia, e cila disa vite më parë u bë e famshme, pasi e quajti popullin shqiptar prostitutë.