Shprehja “në kalendat greke”, është një përkthim i fjalëpërfjalshëm i motos latine ‘ad kalendas graecas’, nxjerrë nga libri “Jeta e Augustit” i shkruar nga Svetonio:pra romakët i merrnin grekët si shembull, edhe për të nxjerrë në pah të metat dhe mungesën e cilësive. Zakonisht kjo shprehje përdoret për të përcaktuar një kohë që nuk do të vijë kurrë, për të treguar diçka që shtyhet për një datë të papërcaktuar.
Origjina e shprehjes, lind nga fakti se kalendari grek, ndryshe nga ai romak, nuk parashikonte kalendat, ose ditët e para të muajit, një datë kyçe për romakët, sepse ai qe momenti kur kreditorët mund të kërkonin pagesën e borxheve. Kështu të thuash kalendat greke, është si të mbështesësh një absurditet, një kohë jo-ekzistente.