Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin tonë prej disa ditësh, ndërsa i nxehti afrikan ka dhënë efektin e tij në të gjithë rajonin.
Ditën e nesërme qeveria shqiptare pritet të miratojë propozimin për shkurtimin e orarit të punës në administratë.
Sipas propozimit parashikohet se orari do të jetë 9.30 me 15.30 nga e hëna në të enjte dhe te premten 9.30 me 13.00.